Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka akuzuar ministrin e tanishëm të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Miftarin, për jo transparencë, shkruan Insajderi.
Sipas Miftaraj që nga formimi i qeverisë Kurti 2 nga IKD-ja kanë dërguar një numër të madh të kërkesave në ministri të ndryshme, ndërsa nuk kanë pranuar asnjë përgjigje nga ministri Hekuran Murati.
“Hekuran Murati, ish aktivist i shoqërisë civile, tashmë ministër, jo që nuk kthen përgjigje, por vetëm SEEN ta lenë. Kërkesa e dërguar nga IKD, ndërlidhet me një hulumtim të IKD-se”, ka thënë drejtori i këtij instituti.
Miftaraj ka cilësuar si praktikë të mirë transparencën dhe llogaridhënien nga ana e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Ministrja Albulena Haxhiu me korrektësinë dhe transparencën me të madhe, ka kthyer përgjigje në çdo kërkesë që ka parashtruar IKD, dhe ka marre veprime konkretë në kuadër të kompetencave të saj me përmirësuar sundimin e ligjit”, ka shkruar ai.
Sipas Miftarajt, transparenca dhe llogaridhënia është vlerë, këtë pak ministra e kuptojnë. /Insajderi.com