Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se populli i këtij vendi është i bekuar që struktura e cila aktualisht po udhëheqë me ekzekutivin, nuk do të qeverisë më, së paku në një të ardhme të afërt, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, ai ka kujtuar kohën kur Qeveria Hoti ka shuar Task Forcën kundër korrupsionit dhe më pas reagimin dhe shqetësimin e Institutit të Kosovës për Drejtësi.
“Më 19 tetor 2020, në ora 10:00 në mëngjes, IKD reagim dhe kërkesë publike Qeverise Hoti, për mos shuarjen e Task Forces kundër Korrupsion.
Me 19 tetor 2020, në ora 14:00 Qeveria Hoti shuan Task Forcën kundër Korrupsion.
Me 23 shkurt 2021, “Shprehim shqetësim serioz për shuarjen e Task Forcës për luftë kundër korrupsionit brenda Policisë së Kosovë” – Rezoluta e Parlamentit Evropian për Kosovën”, ka shkruar Miftaraj në Facebook./Insajderi.com