Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar arrestimin e veteranit të UÇK-së, Murtez Kastrati, i cili sot është ndaluar nga Policia e Shqipërisë e më pas edhe u lirua, njofton Insajderi.
Sipas Miftarajt, Shqipëria është pjesë e Interpolit dhe duhet të veprojë në pajtim me rregullat e këtij mekanizmi.
Ai tutje ka shtuar se ekzekutimi i kërkesave të kësaj organizate nuk është “fontanë dëshirash e as mundësi që përdoren për ndjenja patriotike”, por obligim ndërkombëtar.
“I kuptoj zërat që kërkojnë llogari nga Shqipëria e që kanë nga mllefi dhe dëshpërimi ku kemi rënë si shtet, ama më vjen gërrdi nga pseduopatriotët që këtë rast e shfrytëzojnë për poena politik ose me ia ba argatin politikës”, ka thënë tutje Miftaraj.
Njoftimi i plotë:
Shqipëria është pjesë e Interpolit dhe e njejta duhet të veproj në pajtim me rregullat e këtij mekanizmi në rast të fletë arresteve ndërkombëtare.
Ekzekutimi i kërkesave të Interpolit nuk është fontanë dëshirash, e as mundësi me i përdor për ndjenja patriotike. Është obligim ndërkombëtar. Shqipëria e ka obligim me arrestu secilin që është në sistem të Interpolit.
Sigurisht se gjykatat në Shqipëri do i lirojnë të njejtit nëse Kosova dinë me arsyetu se këto arrestime janë politike, sikurse kanë vepruar shume gjykata të shteteve të BE-së, e sikurse ka raste kur shtete të caktuara kohëve të fundit po i ekstradon në Serbi çlirimtaret tanë.
Shqipëria nuk mundet me pagu për dështimet e Republikës së Kosovës.
Kosova duhet të jap përgjigje se pse edhe në vitin 2020 ka më qindra e mijëra fletëarreste të lëshuara nga Serbia për shqiptarë të Kosovës, e ka disa sosh të lëshuara nga Kosova për krimet e luftës nga shteti serb në Kosovë.
I kuptoj zërat që kërkojnë llogari nga Shqipëria e që kanë nga mllefi dhe dëshpërimi ku kemi rënë si shtet, ama më vjen gërrdi nga pseduopatriotët që këtë rast e shfrytëzojnë për poena politik ose me ia ba argatin politikës. /Insajderi.com/
Shqipëria është pjesë e Interpolit dhe e njejta duhet të veproj në pajtim me rregullat e këtij mekanizmi në rast të…
Posted by Ehat Miftaraj on Sunday, August 2, 2020