Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas paralajmërimit se që nga e marta në Kosovë duhet të ketë mbyllje totale për 12 ditë, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Miftaraj është shprehur se përveç masave që pritet të merren të hënën në mbledhjen e qeverisë, kjo e fundit duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për fushatën parazgjedhore dhe shkeljen e masave anti-COVID’19.
“Qeveria përveç masave kundër COVID që mund të marr sot, në vendim do të duhej të shkruante edhe një kërkim falje për fushatën parazgjedhore dhe shkeljen e masave kundër COVID-19, ndaj çdo të vdekuri dhe te infektuari me ketë virus.
P.S. Ne aspektin juridik nuk ka logjikë që në vendim të kërkohet falje, sikurse nuk ka pas logjikë të mbahen tubimet në masë gjatë pandemisë dhe të rrezikohet shëndeti e jeta e qytetarëve për vota”, ka shkruar ai./Insajderi.com