Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas sulmit fizik që iu bë të martën gazetarit Valon Syla, njofton Insajderi.
Sipas tij, ky veprim nuk është vetëm sulm ndaj Valonit, por edhe ndaj fjalës së lirë dhe ndaj çdo avtivisti e gazetari në Kosovë.
Miftaraj është shprehur se secili që është ndjerë i ofenduar nga fjalët apo qëndrimet e gazetarit Syla mund ta padis për fyerje.
“Secili që ndihet i ofenduar nga fjalët apo qëndrimet e Valon Sylës mundet me inicu padi për fyerje në Gjykatë. Edhe pse nuk jam pajtuar me qëndrimet e Valon Syles lidhur me diasporën, nuk marr të drejtën të kontestoj të drejtën e tij për të shprehur një mendim”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebok.
Tutje, Miftaraj është shprehur se “dhuna, sulmi nuk përkon me asnjë vlerë të demokracisë, përkundrazi është anarki dhe zbatim i ligjit të xhunglës”.
Gazetari kosovar, Valon Syla, është sulmuar fizikisht të martën në lagjen “Pejton” në Prishtinë. Rastin për Insajderi e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët njoftuan se kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë bërë të ditur nëse kanë arrestuar ndonjë të dyshuar./Insajderi.com