Miftaraj për aksionin në Karaçevë: Në botë konfiskohet drogë, në Kosovë lopë, dhi e dele

Miftaraj për aksionin në Karaçevë: Në botë konfiskohet drogë, në Kosovë lopë, dhi e dele

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se nga aksioni i Karaçevës, më së shumti kanë fituar të burgosurit në burgun e Dubravës, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj është shprehur “se nga aksioni u konfiskuan vetëm lopë, dhi e dele”, të cilat sipas tij, “do të jenë mish i freskët për të burgosurit në Dubravë”.

Miftaraj thotë se ndryshe nga vendet në botë ku konfiskohen drogë, automjete, mjete financiare, sipas tij, në Kosovë konfiskohen katër lopë.

“Në krejt botën kur të arrestohen për bixhoz, konfiskohen lekë, në Kosovë konfiskohen dy dele. Në krejt botën kur të arrestohen për prostitucion konfiskohen prapë lekë, në Kosovë konfiskohen tre dhi të kuqe”, ka shkruar ai.

Në fund ai ka thënë se  “shkoi dëm gjithë ajo propagandë e orkestruar dhe paguar”./Insajderi.com