Miftaraj për dënimet me kusht të Lekaj e Bashotës: Gjykatat s’patën guxim të shpallin dënime me burgim efektiv

Miftaraj për dënimet me kusht të Lekaj e Bashotës: Gjykatat s’patën guxim të shpallin dënime me burgim efektiv

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se gjykatat nuk patën guxim dhe kurajo të shpallin dënime me burgim efektiv për Pal Lekajn dhe Sokol Bashotën, njofton Insajderi.

Pas vendimit të sotëm që morën gjykatat për anëtarët e AAK-së dhe PDK-së, Miftaraj thotë se Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale, udhëzuesi i Gjykatës Supreme lidhur me politikën ndëshkimore në Kosovë, nuk respektohen dhe zbatohen nga ana e gjykatësve në rastet e profilit të lartë.

“Sot gjykatat themelore denuan dy zyrtare te larte publik per vepra penale korruptive, njeri nga PDK dhe tjetri nga AAK. Ne te dy rastet, gjykatat shqiptuan denime me kusht. Gjykatat nuk paten guxim dhe kurajo te shpallin denime me burgim efektiv. Kodi penal, Kodi i Procedures Penale, udhezuesi i Gjykates Supreme lidhur me politiken ndeshkimore ne Kosove, nuk respektohen dhe zbatohen nga ana e gjykatesve ne rastet e profilit te larte”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Pal Lekaj nga AAK-ja e Sokol Bashota nga PDK-ja, janë dënuar me kusht për keqpërdorim të detyrës zyrtare. /Insajderi.com