Miftaraj: Po të kishte shtet ligjor, Hoti do duhej të ishtë në paraburgim

Miftaraj: Po të kishte shtet ligjor, Hoti do duhej të ishtë në paraburgim

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka folur ka thënë se Avdullah Hoti do duhej të ishte në burg, njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “nëse Kosova do të kishte shtet ligjor dhe Prokurori që punon në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, Kryeministri Avdullah Hoti me siguri sonte do të kishte kaluar natën në qendrën e paraburgimit në Prishtine në pritje të një procesi gjyqësor”.

Tutje Miftaraj ka shtuar se kërkesës për Vetting në ne Polici, Prokurori dhe Gjykata duhet shtuar edhe Universitetit te Prishtinës.

Miftaraj në fund ka thënë se “anti-vlera dhe kapja e shtetit është shndërruar ne politike kryesore e Qeverise Hoti”./Insajderi.com