Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e ka quajtur dëshpërues dhe populist programin e Lëvizjes Vetëvendosje për sundimin e ligjit, njofton Insajderi.
Sipas tij, ky program vë në pah mungesën e njohurive elementare për fushën e drejtësisë.
Madje, Miftaraj thotë se programi është shkruar nga persona jo kompetentë që se kanë idenë sesi funksionon sistemi i drejtësisë në vend.
“Nga krejt programi i kësaj partie, ku nuk pat gabime ishte propozimi më poshtë që nëse do të realizohet mund të sheh ditë të bardha sistemi i drejtësisë. Pjesë integrale dhe e domosdoshme e sistemit të drejtësisë është gjyqësori i pavarur, i paanshëm, me integritet dhe efikas. Për të arritur këtë, nivelet më të larta hierarkike të sistemit të drejtësisë dhe jo vetëm, do t’i nënshtrohen procesit të vetingut.
Nëpërmjet këtij procesi synohet të arrihet integriteti gjyqësor dhe prokurorial dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Duke pasur parasysh rëndësinë e këshillave, procesi i vetingut do të nisë nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com
E lexova planprogramin e VV lidhur me sundimin e ligjit.
Me pershkru shkurt:
Deshperuese, mungese elementare e…
Posted by Ehat Miftaraj on Thursday, February 4, 2021