Miftaraj: Vendimi i Kushtetueses e ka një hile të madhe

Miftaraj: Vendimi i Kushtetueses e ka një hile të madhe

Ehat Miftarja, njohës i mirë i çështjeve juridike, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur jokushtetues votimin e qeverisë Hoti, e ka një “hile të madhe”, njofton Insajderi.

Siç shkruan Miftaraj në Facebook, pas këtij vendimi politikanë si Albin Kurti, Albulena Haxhiu e të tjerë nuk do të mund të kandidojnë fare në zgjedhjet e ardhshme.

“Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm”, shkruan Miftaraj./Insajderi.com