Rritja e migrimit të mjekëve nga Ballkani Perëndimor për në shtetet e Evropës Perëndimore në vitet e fundit, arriti në nivel shqetësues.
Punonjësit e shëndetësisë në Ballkanin Perëndimor, për shkak të mangësive në sektorin e shëndetësisë dhe pagave të ulëta, janë duke i braktisur vendet e tyre ku janë lindur dhe rritur, dhe preferojnë të shkojnë në shtetet më të zhvilluara të Evropës Perëndimore.
Rritja e migrimit të mjekëve nga Ballkani Perëndimor në shtetet e Evropës Perëndimore në vitet e fundit, arriti në nivel shqetësues. Në Maqedoni, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi çdo vit më shumë se 1000 mjekë migrojnë drejt vendeve të Evropës Perëndimore.
Shkaqet kryesore të migrimit të “manteleve të bardhë” në vendet e Evropës Perëndimore të cilat kanë kushte më të mira, janë mangësitë në sistemin shëndetësor dhe pagat e ulëta të mjekëve, shkruan Anadolu Agency.
Sipas shifrave të vitit 2016, nga Maqedonia 500, Bosnjë Hercegovina 350, Shqipëria 160, Mali i Zi 29 mjekë kanë migruar në vendet e Evropës Perëndimore. Nga ana tjetër në 3 vitet e fundit gjithashtu edhe nga Kroacia 525 mjekë kanë migruar në vendet më të zhvilluara të BE-së, ndërsa në Serbi vitin e kaluar 599 mjekë kanë aplikuar në autoritetet përkatëse për certifikatën që iu duhet për të punuar si mjekë jashtë vendit.
Problemi me të cilën përballet rajoni shkakton një rrezik të konsiderueshëm në sistemin shëndetësor të vendeve të vogla siç është Mali i Zi. Në këtë vend migrimi i vetëm një mjeku specialist mund të shkaktojë një probleme të madha në sistemin shëndetësor.
Valës së migrimit në vitet e fundit i janë bashkangjitur edhe kandidatët e rinj për mjekë. Dhjetëra studentë të mjekësisë të cilët nuk mund të gjejnë mundësi për specializim në vendet e tyre pas diplomimit, kurën e gjejnë në vendet si Gjermania, Britania, Sllovenia dhe Zvicra, vende ku sistemi shëndetësor është më i zhvilluar dhe i rregullt.