Mijallkov paraqitet në Prokurori, thotë se nuk është arratisur

Mijallkov paraqitet në Prokurori, thotë se nuk është arratisur

Ish-shefi i zbulimit të Maqedonisë së veriut Sasho Mijallkov pasditën e sotme është paraqitur në Prokurorinë Publike për të marrë siç tha ai vërtetimin për burg shtëpiak të cilën ia caktoi Gjykata Penale.

Mijallkov deklaroi se nuk është arratisur, teksa gjatë natës së mbrëmshme ka qenë ne izolim për arsye shëndetësore.Ai u ka kërkuar falje qytetarëve, kryeministrit, Qeverisë dhe të gjitha institucioneve për këtë gjë.Pas paraqitjes së Mijallkovit në Prokurorinë për Krim të Organizuar në vendin fqinj ka reaguar kryeministri i këtij vendi Zoran Zaev.

Ai ka thënë se ky është një sukses i dukshëm që erdhi si rezultat i angazhimit të dukshëm të institucioneve shtetërore.

“Arresti shtëpiak i Mijallkovit u sigurua! Institucionet morën të gjitha masat e rregullta dhe të jashtëzakonshme në lidhje me arratisjen e Sasho Mijalkov. Koordinimi midis të gjitha institucioneve me të gjitha aktivitetet e ndërmarra në 40 orët e fundit ka dhënë rezultate. Drejtësia është e garantuar dhe kjo do të ndodhë vazhdimisht”, ka thënë Zaev. /Insajderi.com