Mijëra euro në dreka e darka – cilat ministri kanë shpenzuar më së shumti?

Mijëra euro në dreka e darka – cilat ministri kanë shpenzuar më së shumti?

Shifra të mëdha parash shpenzojnë dikasteret e ndryshme qeveritare për dreka, darka, mbushje të telefonave e derivate.

Instituti GAP së fundi ka publikuar një raport ku tregohen shpenzimet zyrës së kryeministrit, ministrive dhe ministrave në veçanti gjatë vitit 2017.

Rreth 81 mijë e 500 euro ka shpenzuar për dreka e darka kabineti i kryeministrit Isa Mustafa gjatë periudhës janar-shtator.

Kurse pas ardhjes në pushtet, kabineti i kryeministrit Haradinaj gjatë periudhës tetor-dhjetor ka shpenzuar afro 40 mijë euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Për sa i përket shpenzimeve të ministrive, më së shumti kanë shpenzuar Ministria e Integrimeve, e Arsimit dhe e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Gati 25 mijë euro i ka shpenzuar Ministria e Integrimeve, rreth 22 mijë MASHT-i dhe 19 mijë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Shifra të majme parash për shpenzime për reprezentacion ka shpenzuar edhe ministri i Arsimit aso kohe, Arsim Bajrami.

9 mijë e 164 euro ka shpenzuar ai për dreka e darka zyrtare duke tejkaluar kështu shifrat e shpenzimeve të përcaktuara me ligj.

Pas Bajramit, me shpenzimet më të mëdha radhiten Mimoza Ahmetaj, Dhurata Hoxha, Kujtim Shala dhe Ferat Shala.

Zv/ministrat gjithashtu në bazë të ligjit mund të shpenzojnë deri në 200 euro në muaj, ose 2 mijë e 400 euro gjatë vitit.

Por zv/ministrja Anila Statovci ka tejkaluar shpenzimet duke shpenzuar në mbi 9 mijë euro.

Në bazë të  statistikave nga GAP, më së shumti shpenzime kanë pasur ministrat gjatë vitit 2017, duke shkuar në mbi 46 mijë euro.

Zv/kryeministrat kanë shpenzuar afro 45 mijë euro, kurse zv/ministrat 36 mijë euro. /Insajderi.com