
Meteorologia Ardjola Bani për “ABC News” ka treguar se në ditët në vazhdim do të kemi një mot të shoqëruar me vranësira. Bani thotë se sot pasdite do të kemi shtim të vranësirave dhe reshjeve të shiut në Tiranë, Durrës Thumanë, por që nuk parashikohen të jenë intensiv.
Në një lidhje direkte për “ABC News” meteorologia tha se sot pasdite në Tiranë, Durrës, Thumanë do të kemi reshje shiu, por që nuk parashikohen të jenë intensiv.
Ndërkohë gjatë pasdites së nesërme parashikohet që në të gjitha këto zona të reshje shiu. Ndërsa paraditen e ditës së enjte do të ketë shira lokalë dhe herë pas herë do të kemi kthjellime.
Sa i përket temperaturave meteorologia thotë se do të ketë një rritje duke bërë që vlerat minimale dhe maksimale në rang territori të luhaten nga 3 grad Celsius mëngjesi dhe mezdita në 20 grad Celsius.
Vlerat minimale në Tiranë, Durrës dhe Thumanë pritet që të luhaten nga 8-9 gradë Celsius mëngjesi dhe maksimumi në 19 gradë Celsius.
“Reshjet e shiut parashikohet që të vazhdojnë ditën e enjte të premte dhe të shtunë, por që sërish do të mbetemi me vranësira dhe shira të pakët në territor. Duke filluar nga dita e shtunë do të kemi reshje shiu në këto zona”, tha meteorologia/abcnews.a