“Mikroborgjez, njeri i sondazheve dhe pretendent për kryetar”

“Mikroborgjez, njeri i sondazheve dhe pretendent për kryetar”

Figura më e përfolur e ditëve të Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Dardan Molliqaj, ka folur për problemet e fundit në Vetëvendosje duke thënë se ish-lideri i VV-së, Albin Kurti, i ka dhënë epitete të ndryshme.

“Kam kuptuar që nuk është e vërteta ajo që thuhej në forume por ka të vërteta të tjera. Kam dëgjuar se është thënë për mua se është mikroborgjez, pastaj se po merret shumë me sondazhe e jo me organizatën”, ka thënë Molliqaj.

Por këto dy epitete nuk janë të vetmet. Sipas Molliqajt, Kurti ka thënë tek anëtarë të ndryshëm për pretendimet për kreun e partisë.

“Ata insistonin që problemi ishte organizativ, dardani po merret shumë me sondazhet e aspak me organizatën. Kurti ju ka thënë kolegëve tonë që unë kam pretendime për me qenë kryetar i VV-së, Këtë mu ma kanë tregu mas 6 muajve”, ka thënë Molliqaj në Klan Kosova.

Ai ka thënë se Kurti ka pasur edhe mosbesim se VV-ja mund t’i fitonte zgjedhjet./Insajderi.com