Miku i Grenell: Engel nuk ndikoi te Obama për ta ndihmuar Kosovën, historia e tij në Ballkan është e deshtuar

Miku i Grenell: Engel nuk ndikoi te Obama për ta ndihmuar Kosovën, historia e tij në Ballkan është e deshtuar

Arthur Shëartz, miku i Emisarit të Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar rreth të situatës aktuale politike, për të cilën ka reaguar edhe kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA’së, Eliot Engel.

Shwartz ka deklaruar se Engel nuk ka arritur të ndikojë te ish-presidenti amerikan Barack Obama për ta ndihmuar Kosovën, duke thënë se historia e veprimeve të tij në Ballkan nuk janë asgjë tjetër përveç një histori dështimi.

“Pse do të duhej që Grenell ta dëgjonte Engel? Engel nuk ndikoi te Obama që ta ndihmonte Kosovën. Partia e tij nuk e dëgjon kurrë atë për çështjet e Ballkanit. Historia e veprimeve të tij në Ballkan është një histori e dështimit të plotë”, ka thënë Shwartz në Twitter.

Shwartz, është konsulent i njohur amerikan dhe mik e këshilltar i djalit të Presidentit të SHBA’ve, Donald Trump Jr.

Këto komente, ai i ka bërë në Tëitter, duke iu përgjigjur një Këshilltari të Kryeministrit të Kosovës, i cili kishte shpërndarë deklaratën e sotme te Engel dhe kishte sugjeruar që Grenell do të duhej ta dëgjonte atë.

Kujtojmë se Engel në një deklaratë të sotme ka thënë se SHBA’të po kontribuojnë në krizën në Kosovë, duke thënë se është i shqetësuar me politikën e Administratës Trump me Prishtinën, shkruan gazeta metro.

“Departamenti Amerikan i Shtetit ka kohë që i bën thirrje Kosovës të heqë taksën ndaj Serbisë. Por, kjo Administratë ka vendosur ndëshkime ekonomike vetëm disa javë pas formimit të Qeverisë së Albin Kurtit. Në vend se ta linte Qeverinë e re të merrej me pandeminë, me agjencitë dhe të niste procedura të brendshme, SHBA-ja ka kontribuar në krizën politike në Prishtinë, për shkak të taksës ndaj Serbisë”, thuhet në deklaratën e Engel.