Miku i Rrahim Hashimit flet për fajdet

Miku i Rrahim Hashimit flet për fajdet

Katër ditë pas arrestimit për fajde dhe detyrim të mafiozit Ismet Osmani i njohur si Curri, biznesmenit Rrahim Hashimi dhe disa personave të tjetër, Insajderi ka marrë mendimet e qytetarëve në lidhje me fajdet.

Kësisoj, një mendim e ka dhënë edhe kryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili duket të jetë mik i mirë i biznesmenit të arrestuar Rrahim Hashimi, shkruan Insajderi.

Haradinaj, i pyetur nga gazetarja se a ka qenë ndonjëherë i përfshirë, ka dhënë këtë përgjigje interesante.

“Qysh se di çka janë fajdet, a ka shqiptarë që nuk e dinë se çka janë fajdet. A jam unë i përfshirë, nuk besoj që jam sa e njoh veten. Këta që kanë marrë fajde ka qenë dikush që ua ka dhënë kështu që janë të gjithë të përfshirë”, ka thënë Haradinaj për Insajderin.

Ndryshe, Rrahim Hashimi dhe Nasim Haradinaj, në prill të këtij viti kishin publikuar një fotografi bashkë buzë liqenit në Amsterdam.

Hashimi ka qenë pjestar i UCK-së, anëtar i PDK-së i cili edhe kishte shpalosur kandidaturën për të drejtuar këtë parti politike. Ai vazhdimisht është parë në shoqëri të zyrtarëve të PDK-së përfshirë edhe deputetin Hajdar Beqaj, me të cilin ka publikuar edhe fotografi në rrjetet sociale.

Nga grupi personave të arrestuar për fajde,  Rrahim Hashimi është liruar nga paraburgimi derisa ndaj të tjerëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. / Insajderi.com

Mendimet e qytetarëve për fajde në Kosovë

Mendimet e qytetarëve për fajde në Kosovë

Gepostet von Insajderi am Freitag, 24. Mai 2019