Mikullovci flet rreth koalicionit mes LDK-së dhe VV-së

Mikullovci flet rreth koalicionit mes LDK-së dhe VV-së

Deputeti më i vjetër në Kuvendin e Kosovës, që i takon Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci duke folur për seancën e radhës është shprehur skeptik nëse Vetëvendosje dhe LDK mund të arrijnë një marrëveshje mes tyre.

“Seanca thirret kur PAN-i t’i ketë numrat ose nëse bëhet ndonjë aleancë ndërmjet Vetëvendosjes edhe Lidhjes Demokratike, gjë nuk ma merr mendja që bëhet”, tha Mikullovci për REL.

Një bashkëpunim mes dy partive politikë është përfolur që nga përfundimi i zgjedhjeve të 11 qershorit.  Në anën tjetër të dy partitë politike kanë zhvilluar takime mes tyre por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes tyre.

LDK më herët i kishte kërkuar Vetëvendosjes të sqaroj 70 dosjet e dërguar kundër Isa Mustafës, sa ky i fundit kishte qenë kryetar i Prishtinës.

Por në VV ka deklaruar se dërgimi në prokurori i lëndëve kundër qeverisjes komunale nga Isa Mustafa është njëra ndër punët më e mirë që Shpend Ahmeti ka bërë në krye të komunës së Prishtinës./Insajderi.com