Një muaj pasi shau me nënë deputetët, Zeka sulmohet nga Krasniqi

Një muaj pasi shau me nënë deputetët, Zeka sulmohet nga Krasniqi

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës më 7 shtator, deputeti i Nismës për Kosovën Milaim Zeka ishte njëri nga zërat më kritik kundër partive kundërshtare që nuk janë në koalicion me NISMA-n.

Por, kritikat e tij deputeti i NISMA-s i shprehte me fjalor të ashpër. Madje, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës më 10 shtator, kryeparlamentari Veseli u deyrua ta nxirrte jashtë Zekën jashtë sallës, për shkak të, siç tha ai, “gjuhës së papërshtatshme” që e përdori në foltore.

Pasi që doli jashtë sallës së Kuvendit të Kosovës, në hollin e institucionit më të fuqishëm të vendit, Milaim Zeka u konfontua me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxheri.

 

Zeka e ofendoi deputeten Gaxherri, derisa i shau me nënë të gjithë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Sharjet e ofendimet e Zekës ndaj Gaxherrit, ishin video-inçizuar dhe publikuar në internet.

Deputeti i NISMA-s i thoshte Gaxherrit se “nënën ka me ua q* rend, tanëve”.

“Pornografi ka me e ba. Nanen kam me jau q* rend tanëve. Për këtë kam hy deputet, me ju kallxu që ju jeni rrugaç te tanë, rrugaç jeni. Na jena ra në prehnin e Vuqiçit? Ju, që ja keni mbajt zhagun Serbisë tanë jetën. Partia jote ia ka mbajt zhagun Serbisë”, i thoshte Zeka, Gaxherrit.

Pavarësisht kritikave që pranoi Milaim Zeka pas këtij rasti, ai nuk u ndalë me fyerje kundrejt deputetëve me të cilët përballej. Së fundmi, në një debat televiziv që ai pati sot me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ai e ofendoi atë me fjalët “lopë, lahper, e përdhunues”.

“Për fjalor, për fyerje, për rrugaçë, për debilllëk, askush nuk ia kalon Lëvizjes Vetëvendosje. Me të thanë unë ty(i drejtohet Frashës Krasniqit), unë e fyej lopën. Është turp që në Kuvendin e Kosovës ka njerëz rrugaçë si ti. Njerëz që e kanë gjuajtur me zola kuvendin. Ti je lahper. Ti je përdhunues”, i tha sot në debat Zeka, Krasniqit.

Por, ofendimet që Zeka i drejtoi ndaj Frashër Krasniqit të Lëvizjes Vetëvendosje sot në emisionin “Info Lokale” të Klan Kosovës, nuk kaluan njëjtë sikurse më parë.

Kësaj radhe, Milaim Zeka u ballafaqua me deputetin Krasniqi, i cili i reagoi me sulm fizik fyerjeve të tij.

Përplasja mes Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës

Rrahja mes Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës

Momenti kur Frashër Krasniqi grushton Milaim Zekën në emisionPër më shumë: https://goo.gl/8fK8CE

Posted by Insajderi on Friday, 29 September 2017