Gazetari dhe publicisti Milaim Zeka ka folur për Qeverinë Hoti. Ai thotë se një qeveri që nuk ka mundësi t’i kalojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare duhet të shkojë në shtëpi.
I ftuar në emisionin DPT në T7, Milaim Zeka ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me Qeverinë Hoti. Ai thotë se nëse një qeveri si kjo e Hotit nuk arrin t’i kalojë as marrëveshjet ndërkombëtare duhet të shkojë në shtëpi për arsye edhe morale, njofton Insajderi.
Më pas Zeka ka thënë se “qasja e kryeministrit Hoti ndaj partive tjera e sidomos ndaj PDK-së e Kadri Veselit, është qasje e gabuar, dhe nuk e ka idenë kryeminsitri se çka e pret më tutje. Ndryshe ai do të ishte me serioz në ofertën e tij për bashkërendim të veprimeve pozitë-opozitë”.
I pyetur se sa do të ketë jetëgjatësi kjo qeveri? – Zeka ka thënë se kjo qeveri më së largu do të shkojë deri në marsin e vitit 2021.
Ai më pas ka folur edhe për dialogun dhe takimin e palës kosovare në Uashington, ku mes tjerash ka thënë se “kryeministri Hoti duhet të jetë i sinqertë dhe të pranojë që Hashim Thaçi ka qenë, është dhe do të jetë personi kyç i dialogut”. /Insajderi.com