Milaim Zeka publikon fotografi nga masakra në fshatin Abri

Milaim Zeka publikon fotografi nga masakra në fshatin Abri

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka publikuar një fotografi nga masakra që ishte bërë në fshatin e tij, Abri 22 vjet më parë, njofton Insajderi.

Zeka në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se në këtë fshat ishin strehuar Azem e Shote Galica, Adem, Rifat e Hamzë Jashari bashkë me grupin e tij, Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi, po ashtu edhe Mujë Krasniqi, duke shtuar se “i madh e i vogël ishin mobilizuar për luftë”.

Postimi i plotë:

Kjo fotografi flet sa 1000 fjale per fshatin tim AbriNe fshatim tim te lindjes, ne Abri, kane ndodhur qindra heroizma, luftera, po edhe masakra. Ketu eshte strehuar Azem e Shote Galica. Ketu ka luftu Shaban Polluzha. Ne kete fshat u strehu Adem Jashari me Hamzen, Bacin Rifat dhe grupin e tyre, ne vitin 1991/92.Ketu u strehua edhe Fehmi Lladrovci me Xheve Krasniqin, sebashku me luftetaret e tjere te UÇK-se. Ketu ndejti Muje Krasniqi. Ne Abri ishte edhe Shtabi i UÇK-se.I madhe e i vogel ishin mobilizuar ne lufte per çlirim nga Serbia.Po ketu kane ndodhur edhe masakra te tmerrshme , siç eshte ajo ne Lagjen Delijaj, po shikojeni edhe kete afer xhamis te fshatit. /Insajderi.com