Milaim Zeka: Thaçi s’e ka ditur se do të ketë aktakuzë sot për të

Milaim Zeka: Thaçi s’e ka ditur se do të ketë aktakuzë sot për të

Gazetari, politikani dhe analisti, Milaim Zeka, ka deklaruar në emisionin Pressing në T7 se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka qenë në dijeni se sot do të lëshohet aktakuzë për të, njofton Insajderi.

Zeka thotë se është i sigurt për këtë, për arsye se, sipas tij, është takuar sot gjatë ditës me presidentin.

“Thaçi nuk e ka pasur idenë se do të ketë sot aktakuzë, sot kam pirë kafe me të në orën 09:00 në mëngjes deri në orën 09:40, pastaj rreth orës 12:00 është nisur drejt Rinasit”, ka deklaruar Zeka.

“Ai nuk do të nisej fare për në Tiranë nëse do ta dinte. Ka qenë gjatë fluturimit kur është lëshuar njoftimi”./Insajderi.com