Milazim Krasniqi tregon për ndihmën e degës së gazetarisë për Shaha Hazirin

Milazim Krasniqi tregon për ndihmën e degës së gazetarisë për Shaha Hazirin

Nëna dhe gruaja e dëshmorëve nga Drenasi, Shaha Haziri është ndihmuar edhe nga departamenti i Gazetarisë së UP-së.

Këtë e ka bërë të ditur profesori në këtë degë, Milazim Krasniqi.

Shaha Haziri u bë e njohur pas një storie televizive ku ajo ankohej për ndaljen e pensionit nga përmbaruesi, për ta paguar rrymën.

“Sot me Gëzim Qerimin ishim në vizitë te plaka 78 vjeçare Shaha Haziri në Verboc, së cilës forcat serbe ia kanë vrarë djalin e vetëm dhe burrin, ndërsa ajo jeton e vetme. I dërguam një ndihmë modeste, falë një aksioni humanitar që bëmë me kolegët në Depatamentin e Gazetarisë. Me ne ishte edhe Halil Kastrati, i cili i akordoi një ndihmë mujore kësaj nëne të vetmuar. Me ne ishin edhe miqtë tanë të mirë, Fatos Turkaj e Fatos Cërvadiku. O Allah i Gjithëmëshirshëm vetëm Ty të përket falënderimi për gjithçka të mirë, pra edhe që na mundëson ta ndiejmë vuajtjen e tjetrit dhe t’i ndihmojnë vetes, duke ndihmuar të tjerët!”, ka shkruar Krasniqi në facebook.

Për këtë rast kishte raportuar edhe Gazeta Insajderi. Kurse pas publikimit të lajmit, Shaha Hazirin e kishte ndihmuar edhe Halil Kastrati. /Insajderi.com