Milionat që i ka humbur PTK

Milionat që i ka humbur PTK

Posta dhe Telekomi i Kosovës po operojnë më humbje të mëdha, kështu thotë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Sipas ministrin, problemet e PTK-së me mungesën e pagave për punëtorët thotë se ka ardhur si rezultat i mungesës së bordeve.

“Posta e ka bordin funksional ndërsa Telekomit i është krijuar bordi që një javë. Është e vërtetë që ka pasur mungesë të pagave si rezultat i mungesës së Kryeshefit Ekzekutiv dhe bordit. Ndërsa tash që një javë është formuar  edhe bordi, dhe si rezultat më qenë së bordi është formuar  pritet të zgjedhën këto probleme”, ka thënë Lluka për Arbresh.info.

Lluka thotë se shqetësues është që edhe Telekomi edhe Posta operojnë me humbje të mëdha.

“Vetëm Telekomi ka mbi rreth 15 milionë euro humbje vetëm gjatë vitit 2017, ndërsa posta rreth 1 milion euro. Ndërsa posta mbijeton nga qiraja e telekomit dhe nga këto mjete shpërndahen edhe pagat. Ne jemi duke shqyrtuar një mundësi që në mënyrë  që të ngritim financat në Postë jemi duke u munduar që së bashku me Qeverinë të ju mundësojmë që skemat pensionale të bëhen përmes Postës. Përmes këtyre ne do të mundohemi që përmes kësaj të ngrisim inkasimin për këtë kompani”, ka shtuar Lluka.