Militantët e ISIS-it hedhin veten në erë, nuk dorëzohen para forcave speciale ruse

Militantët e ISIS-it hedhin veten në erë, nuk dorëzohen para forcave speciale ruse

Një celulë e organizatës terroriste të ashtuquajtur “Shteti Islamik” kanë hedhur veten në erë, kur u rrethuan në një lagje nga forcat speciale.

Radikalët ishin përcjellë prej kohësh nga shërbimi sekre,t që dyshonin se ata kishin lidhje me vrasjen e disa policëve, transmeton Telegrafi.

Dhe kështu ata kishin arritur të lokalizojnë shtëpinë në të cilën ishin strehuar në fshatin Psedach, në pjesën jugperëndimore të Rusisë në Republikën e Ingushetisë.

Në një operacion të zhvilluar në këtë fshat, shërbimi sekret federal i kishte urdhëruar militantët e ISIS-it që të dalin nga shtëpia dhe të dorëzohen.

Por, ata kishin zgjedhur një mënyrë tjetër – duke luftuar kundër policisë të cilët gjithashtu filluan të qëllojnë në drejtim të tyre.

Dhe pas një beteje disa orëshe, kur e panë se assesi nuk mund të shpëtojnë vendosin ta hedhin veten në erë, e jo t’i dorëzohen autoriteteve të rendit.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momente nga beteja e ashpër që është zhvilluar mes forcave speciale të policisë dhe militantëve të ISIS-it, ku shihen se si hedhin veten në erë, dhe në një moment njëri-prej tyre duket se kishte sasi më të madhe të eksplozivit në trup pasi nga shpërthimi shembet kulmi i shtëpisë në të cilën ishin strehuar.