Millan Radojçiqin e shpëtoi nga krimet marrëveshja politike e Brukselit

Millan Radojçiqin e shpëtoi nga krimet marrëveshja politike e Brukselit

Ai ka qenë i dënuar në vitin 2003 me vendim të formës së prerë me gjashtë muaj burgim për vjedhje të rëndë, por shumica e këtyre veprave të kryera prej tij janë amnistuar me miratimin e ligjit për amnisti vite më parë.

Ky ligj ishte pjesë e marrëveshjeve në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

Se si i iku krimeve të tij e mësoni në dokumentarin ‘Beteja e Veriut’.

InDoks në këtë dokumentar do t’i kthehet problemit të Veriut që edhe pak ditë do të përballet me zgjedhjet që dihet që do ti fitojë Lista Serbe.

Serbët e tjerë, që nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, frikësohen t’i konkurrojnë asaj, kurse Vetëvendosja e PDK-ja po marrin pjesë në zgjedhjet që dihet që nuk mund t’i fitojnë. E zgjedhjet edhe mund të dështojnë, ani pse do të shpenzohen qindra-mijëra euro në to./ Insajderi.com