
Një rast tragjik ka ndodhur sot, e martë, në Milloshevë të Obliqit, kur dy fëmijë kanë humbur jetën, pasi kanë rrëshqitur në një liqe artificial, njofton Insajderi.
Fëmijët që u mbytën në liqe thuhet se janë në mes të moshave nëntë e 12 vjet.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Fillimisht, u raportua se vetëm njëri fëmijë ka vdekur dhe tjetri po kërkohej.
Në vendin e ngjarjes janë aktivizuar njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pas kërkimeve është gjetur edhe trupi i pajetë i fëmijës tjetër.
FSK-ka nxjerru trupin në sipërfaqe, për t’u konstatuar më pas vdekja e tij./Insajderi.com