Milorad Dodik kërcënon me referendum në Bosnjë

Milorad Dodik kërcënon me referendum në Bosnjë

Anëtari serb i presidencës boshnjake, Milorad Dodik ka deklaruar se ka ardhur koha që serbët të mbajnë referendum për ndarje nga Bosnja, njofton Insajderi

Në një prononcim për mediat në Serbi, Duke i komentuar dokumentet e deklasifikuara amerikane që shpalosin politikën e SHBA-së gjatë luftës në Bosnjë, ai ka thënë se ka ardhur koha që “ideja amerikane të realizohet”.

“E qartë është që në Bosnjë nuk ka vullnet të përfaqësuesve politikë për respektimin e Daytonit dhe ne jemi peng. Ka ardhur koha që ajo ide të ripërtërihet dhe të zbatohen dispozitat rreth të drejtave dhe lirive qytetare”./Insajderi.com