Mimoza Kusari-Lila deklarohet për shpërndarjen e Kuvendit, flet edhe për Ilir Dedën

Mimoza Kusari-Lila deklarohet për shpërndarjen e Kuvendit, flet edhe për Ilir Dedën

Deputetja e kuvendit Mimoza Kusari-Lila, është deklaruar para shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, e cila fillon pas pak me një seancë me dy pika të rendit të ditës, shkruan Insajderi.

Kusari-Lila, është deklaruara pro votës për shpërndarjen e kuvendit dhe ka uruar që qeveria e ardhshme të jetë më e mirë.

“Po pres të shpërndahet kuvendi, ne do të votojmë për shpërndarjen e kuvendit dhe gjatë ka shkuar kjo qeverisje. Është moment i mirë për Kosovën. Uroj të kemi qeverisë të mirë”, ka thënë kryetarja e Alternativës.

Ajo po ashtu ka komentuar edhe largimin e deputetit Ilir Deda nga kjo parti.

“Sot është dita e fundit e një mandatit të përbashkët me Ilirin, ai ka dhënë dorëheqje nga Alternativa, besoj që edhe ai është për shpërndarje të kuvendit”, është shprehur ajo./ Insajderi.com