Mimoza Shala: E kaluara ime si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës më shtynë që të angazhohem tash dhe në të ardhmen për atë që duhet konsideruar si vazhdimësi të UÇK-së

Mimoza Shala: E kaluara ime si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës më shtynë që të angazhohem tash dhe në të ardhmen për atë që duhet konsideruar si vazhdimësi të UÇK-së

Mimoza Shala njihet për aktivizimin e saj të pa ndërprerë, madje me vetëm 17 vjet ajo i ishte bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës, e qysh atëherë Mimoza vazhdon të jetë aktive në çdo kauzë për të luftuar për të mirën e vendit.

Në radhët e kandidateve të Vetëvendosjes nga komuna e Gjakovës është edhe Mimoza Shala me numër 53.

Përmes një vidoe proporcionalë të realizuar Mimoza Shala flet qartë se ku do të fokusohet në mandatin e saj si deputete e ardhshme në radhët e Vetëvendosjes.

Ja disa nga çështje të shumta që duhet adresuar në Kuvendin e Kosovës, sipas Mimoza Shales:

Ndër çështje të shumta që duhet adresuar në Kuvendin e Kosovës, është çështja e sigurisë të cilën e shoh me prioritet. E kaluara ime si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës më shtynë që të angazhohem tash dhe në të ardhmen për atë që duhet konsideruar si vazhdimësi të UÇK-së, pra Forcat e Sigurisë së Kosovës. Asaj duhet rritur buxheti në mënyrë që t’i ndërtojë të gjitha kapacitet e një ushtrie moderne.

Barazia gjinore do të jetë sfidë e vazhdueshme. Përkrahja e pakicave në shoqëri, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi I artit, kulturës, ekonomisë janë detyrë e obligim i secilit prej nesh që kërkon mbështetjen e popullit për t’i përfaqësuar në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

E Lëvizja VETËVENDOSJE! duhet të votohet sepse ndër vite ka dëshmuar përgatitje, konsistencë, gatishmëri, e veprim në mbrojtje të interesave të qytetarëve e vendit. Ajo asnjëherë nuk e ka vënë veten para Kosovës. Qëndrimet dhe aktiviteti ynë tash e 14 vite janë arsyet tona që duhet të rezultojnë në besim. Besimi në Lëvizjen është garancë për fitoren e 6 tetorit.

Si deputete e Lëvizje VETËVENDOSJE!, betohem se do të luftojë për çlirimin e institucioneve të kapura të Republikës së Kosovës, do të jem përherë afër qytetarëve, e sidomos grupeve të margjinalizuara, e gatshme për llogaridhënie, guximtare dhe e disiplinuar, do të mbes me statusin e njëjtë socio-ekonomik, dhe e gatshme që në çdo kohë, pa kursyer as jetën time, të luftojë për t’i mbrojtur interesat e bashkëqytetarëve të Republikës.

Me Albinin përpara, na priftë e mbara! Lëvizja VETËVENDOSJE! 126 #MimozaShala53

#erdhidita 126/53

Gepostet von Mimoza Shala am Montag, 30. September 2019