Kosova kësaj radhe ka thënë troç se nuk do të jetë" />

Mini-Shengeni i Tiranës ftoh edhe më shumë raportet Kosovë – Shqipëri

Më 21 dhjetor në Tiranë është mbajtur takimi i tretë i Mini-Shengenit mes Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Liderët e Kosovës dhe të Bosnjë e Hercegovinës kanë refuzuar pjesëmarrjen edhe në këtë Samit.

Mini-Shengeni i Tiranës ftoh edhe më shumë raportet Kosovë – Shqipëri

Kosova kësaj radhe ka thënë troç se nuk do të jetë pjesë e këtij Samiti, përderisa nismëtare dhe protagoniste kryesore e kësaj aleance është Serbia, që vazhdon ta kundërshtojë me çdo mjet shtetin e Kosovës dhe vazhdon të mos e njohë atë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për iniciativën e Mini-Shengenit, ka thënë se vendimi për të mos iu bashkuar kësaj nisme po e dëmton Kosovën. Me këtë rast, ai e ka quajtur kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn gënjeshtar, pasi Samiti nuk ka pasur qëllim heqjen e taksës ndaj Serbisë./Zëri.