
Një shofer ka vdekur në vend dhe tre pasagjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e së martës në autostradën Maritsa në Bullgari.
Sipas mediumit Haskovo, vetura ka dalë nga rruga në zonën e kilometrit 58 në drejtim të Plovdiv.
Incidenti ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit, njoftoi Ministria e Brendshme.
Minibusi kishte pesë pasagjerë nga Kosova.
Njëri prej tyre është lënduar rëndë dhe është dërguar në Repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Haskovo, kurse tre të tjerët janë ekzaminuar dhe janë lanë për trajtim në shtëpi./Insajderi.com