fbpx

Ministrat e Haradinajt në krye të vendit gjatë fjalimit të Vuçiqit

Ministrat e Haradinajt në krye të vendit gjatë fjalimit të Vuçiqit

Përderisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po tregonte se si duhet të zgjidhen problemet me Kosovën, atë po e dëgjonin mijëra serbë që kishin shkuar në sheshin “Car Llazari” në Mitrovicë të Veriut.

Me shumë ëndje presidenti serb po dëgjohej edhe nga vartës të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në rendin e parë të të ftuarve ishte Dalibor Jevtiq, zv/kryeministër i Kosovës dhe ministër për Kthim dhe Komunitete, shkruan Insajderi.com

Afër tij ishte edhe Nenad Rikallo, ministër i Bujqësisë.

Fjalimin e Vuçiqit e dëgjoi nga afër edhe Igor Simiq, deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe kohë më parë kishte bërë të ditur largimin nga qeveria Haradinaj, por veç ndërrimit të ulësve në Kuvend ata po vazhdojnë t’i marrin pagat si anëtar të qeverisë. /Insajderi.com