Ministrat evropianë kërkojnë miratimin e kornizave negociuese me Tiranën dhe Shkupin

Ministrat evropianë kërkojnë miratimin e kornizave negociuese me Tiranën dhe Shkupin

Letra publike e nëntë ministrave të Jashtëm evropianë në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor ishte objekt i diskutimeve në Bruksel nga shefat e diplomacisë nga të 27 shtetet anëtare, transmeton Insajderi.

Kërkesa e këtyre kryediplomatëve ishte që të miratohen kornizat negociatore me Shkupin dhe Tiranën dhe të mënjanohet roli i shteteve si Rusia dhe Kina në këtë rajon.

“Unë kam deklaruar në disa raste edhe më parë se ky rajon që është edhe më i afërti për Bashkimin Evropian ka nevojë dhe meriton më tepër vëmendje. Na duhet një debat më gjithëpërfshirës edhe në takimet e ardhshme. Unë do të paraqes një iniciative të përbashkët të nënshkruar nga Bullgaria, Qipro, Greqia, Hungaria dhe Sllovenia për ta ndihmuar Bosnje Hercegovinën për të arritur qëndrueshmëri politike dhe në funksionimin e institucioneve shteterore që janë me rendësi jetike për rrugën e saj evropiane,” tha ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, raporton ‘tv klan’.

Ndërsa, ministri i Jashtëm i Rumanisë, Bogdan Aurescu tha se “ duhet të rrisim përfshirjen tonë në shtetet e Ballkanit Perëndimor duke rikonfirmuar përkushtimin tonë ndaj procesit të zgjerimit pasi ata duhet të marrin mbështetje në rrugën e reformave”.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell i ka informuar ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare edhe për rezultatet e vizitës së ndërmjetesit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në Beograd, Prishtinë dhe Podgoricë. /Insajderi.com