Ministrat shqiptarë nisen bashkë me autobus drejt Kosovës

Ministrat shqiptarë nisen bashkë me autobus drejt Kosovës

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e tetë të përbashkët qeveritare, ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve.

Ndërkohë ministrat shqiptarë janë nisur me autobus drejt Kosovës.

Ka qenë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili ka pubklikuar një foto nga autobusi me të cilin po udhëtonin së bashku ministrat shqiptarë.

“Rrugës për Prishtinë” – ka shkruar Manja në përshkrimin e fotografisë.

Fotografia e publikuar nga ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ulsi Manja

Agjenda:

Ceremonia zyrtare e pritjes;
11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri;
Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës;
Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim;
12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”;
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto; Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë;
12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare;
12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave;
18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj.