“Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!”, posterë kundër Gërvallës vendosen në Prishtinë

“Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!”, posterë kundër Gërvallës vendosen në Prishtinë

Disa posterë me shkrimin “Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!” janë vendosur sot, e enjte, në rrugët e Prishtinës, njofton Insajderi.

Nuk dihet kush i ka vendosur këta posterë, ndërsa veprimi është bërë pasi kryediplomatja është kritikuar nga partitë opozitare për një deklaratë të bërë vite më parë, ku thoshte se do të dorëzojë dosje në Hagë, posa të formohet Gjykata Speciale. Sipas saj, ato dosje do të zbardhnin vrasjet dhe krimet që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin bërë ndaj kundërshtarëve politikë.

Lidhur me këtë çështje, Gërvalla gjatë një konference për medie mohoi se ka qenë apo është dëshmitare në Speciale.

Kjo çështje u diskutua edhe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e cila rezultoi me përplasje mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës./Insajderi.com