Ministri Bislimi nënshkruan marrëveshje me Komisionin Evropian

Ministri Bislimi nënshkruan marrëveshje me Komisionin Evropian

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka nënshkruar Marrëveshjen e Prokurimit të Përbashkët për Prokurimin e Kundërmasave Mjekësore për COVID-19 me Komisionin Evropian, që e bënë Kosovën shtet pjesëmarrës me aktivitetet e prokurimit publik të udhëhequra nga Komisioni Evropian.

Nga kjo marrëveshje Kosova përfiton në procedurat e prokurimit, meqë sigurimi i produkteve si kundërmasa ndaj COVID-19 mund të sigurohet edhe jashtë tregut të Republikës së Kosovës.