Ministri boshnjak thotë se nuk e kanë në plan heqjen e vizave për kosovarët

Ministri boshnjak thotë se nuk e kanë në plan heqjen e vizave për kosovarët

Ministri i Jashtëm boshnjak, Igor Crnadak ka thënë se shteti i tij nuk ka ndonjë plan për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Jemi të interesuar për lëvizje të lira. Por, nuk mund ta them se kur kjo të ndodhë. Mund të them se Bosnja nuk ia ka refuzuar qytetarëve të Kosovës asnjë vizë. Ndërkohë, Kosova i ka refuzuar mijëra viza qytetarëve të Bosnjës”, ka thëne Crnadak në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, raporton KTV.

Në këtë panel diskutimi është duke marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli si dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq.