Ministri Bytyqi jep një lajm të mirë për punëtorët e arsimit

Ministri Bytyqi jep një lajm të mirë për punëtorët e arsimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se ka qenë këmbëngulës që ligji që trajton punëtorët arsimorë të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar të kalojë në qeveri dhe të çohet në Kuvendin e Kosovës. Ai në një postim në Facebook ka thënë se ky është një lajm i mirë për të gjithë punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Lajm i mirë për të gjithë punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës që kontribuan nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Të dashur qytetarë,

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), në bazë të legjislacionit në fuqi, me kohë kishte zhvilluar të gjitha procedurat e parapara për aprovimin e Projektligjit të Statusit të Punëtorëve të Arsimit Shqip të viteve 1990/99.

Objektivi kryesor i këtij Projektligji është njohja e sistemit arsimor të Republikës së Kosovës gjatë viteve të 90-ta, si dhe përcaktimi i statusit dhe njohja e stazhit të benificuar me përkrahje financiare përmes pensioneve dhe benificioneve të veçanta për kategoritë që ndërtuan sistemin e pavarur të arsimit shqiptar dhe organizuan mësimin në kushte të okupimit klasik prej vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.