Ministri Çeku i reagon Petkoviqit për trashëgiminë kulturore në Kosovë

Ministri Çeku i reagon Petkoviqit për trashëgiminë kulturore në Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, i ka reaguar drejtorit të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili tha se në Kosovë janë shkatërruar 135 kisha dhe manastire që nga pas lufta e vitit 1999, shkruan Insajderi.

Çeku në ‘Twitter” ka thënë se kishat janë të sigurta, ndërsa ka thënë se Serbia nuk ndërmori asnjë veprim për të adresuar 600 vende të trashëgimisë që shkatërroi gjatë luftës 98-99.

“Statistikat zyrtare tregojnë se kishat janë të sigurta. Në vend që ta pranojnë, disa preferojnë të dëmtojnë paqen duke riprodhuar imazhe të vitit 2004. Taksapaguesit paguan miliona për të rindërtuar kishat, ndërsa Serbia nuk ndërmori asnjë veprim për të adresuar 600 vende të trashëgimisë që shkatërroi gjatë luftës 98-99 dhe kthimin e objekteve tona”, ka shkruar ai.

Petkoviq ka akuzuar institucionet e Kosovës se nuk po lejojnë rindërtimin e objekteve të trashëgimisë kulturore serbe./Insajderi.com