Roli i seleksionuesit se kush do të punësohet në Bordin e ujësjellësit të Gjilanit, Zenun Pajazitit do të mund t’i kushtojë atij me burg. Adem Grabovci dikur ia lexonte emrat e kandidatëve ndërsa Pajaziti i seleksiononte ata në bazë të përkatësisë politike.
Insajderi kishte publikuar “Dosjen e Shefave” në të cilat në një përgjim Grabovci dhe Pajaziti po zhvillonin një bisedë telefonike. Aty dy anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës kishin biseduar për t’i zgjedhur anëtarët e Bordit të ujësjellësit “Hidromorava”.
Prokuroria heton krerë të lartë të PDK-së, mes tyre Zenun Pajazitin
Grabovci po ia tregonte emrat kolegut të tij të partisë, e Pajaziti po i përdorte shumë pak fjalë “ky është i joni, ky nuk është i joni”, thoshte Pajaziti.
Videon mund ta gjeni: Këtu
Kjo bisedë e publikuar nga Gazeta Online Insajderi mund ta dërgojë në burg, deputetin aktual të PDK-së Zenun Pajazitin. Prokuroria ka ngritur sot aktakuzë për Pajazitin si dhe për 10 persona të tjera.
Në mesin e këtyre personave që është ngritur aktakuzë dhe që mund të përfundojnë në burg është edhe ministri, Besim Beqaj.
Videon mund ta gjeni: Këtu
Besim Beqaj, ministër i Inovacionit në Qeverinë Haradinaj, dyshohet se në kohën sa drejtonte Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, ka kryer veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare.
Vendosnin natën për bordin e Ujësjellësit – Sot Grabovci e Kryeziu përballen me aktakuzë