Ministri Ekonomisë premton kompletimin e bordit të ARKEP-it

Ministri Ekonomisë premton kompletimin e bordit të ARKEP-it

Janë hapur procedurat për zgjedhjen e dy anëtarëve në Bordin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Kjo është bërë e ditur në Komisionin për Ekonomi ku po raportonte ministri, Blerim Kuçi.

Po ashtu është prezantuar projektligji për masat për uljen e kostos se shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit theksoi  deklaroi se ky projektligj është pjesë e programit qeverisës dhe në përputhje të plotë me direktivat e BE-së. /Insajderi.com