Ministri Ekonomisë: Punëtorët e Trepçës të kthehen në punë

Ministri Ekonomisë: Punëtorët e Trepçës të kthehen në punë

Greva e punëtorëve të Trepçës është kërkuar që të përfundojë nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, kjo pasi Qeveria e Kosovës të premten ndau 1.1 milionë euro për këtë ndërmarrje publike.

Punëtorët e Trepçës nuk kanë i kanë marrë pagat e muajit tetor pasi përmbaruesi i ka bllokuar xhirollogaritë bankare shkak i borxhe që shkojnë deri në tetë milionë euro.

“Tash mbetët që punëtorët të kthehen në punë dhe menaxhimet të drejtojë këtë ndërmarrje në rrugën e duhur”, ka shkruar Kuçi.

Bordi përkohshëm i Trepçës u takua me kryeministrin, Avdullah Hoti, për t’u arritur një zgjidhje. /Insajderi.com

Postimi i plotë: