Ministri gjerman për Evropën: Fantazitë për ndryshimin e kufijve të Ballkanit i përkasin një të kaluare të dështuar

Ministri gjerman për Evropën: Fantazitë për ndryshimin e kufijve të Ballkanit i përkasin një të kaluare të dështuar

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth (SPD), është deklaruar rreth debateve të kohëve të fundit për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, transmeton Insajderi.

Sipas tij, ndryshimi i kufijve nuk zgjidh asnjë problem në Ballkanin Perëndimor, madje e cilëson shumë të rrezikshëm dhe se do të kërcënonte rihapjen e Kutisë së Pandorës, që përbëhet me plot konflikte.

“E tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është tek pajtimi, tek bashkëpunimi i ngushtë rajonal, tek distancimi përfundimtar nga nacionalizmi dhe revanshizmi. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe mbeten vende të shoqërive shumëfetare dhe shumëetnike. Ky është parakushti për paqe, prosperitet dhe demokraci”, ka thënë ai në një intervistë për DW.

Ai tutje tregoi qartë pozicionin e tij, duke thënë se “fantazitë për zhvendosjen e kufijve më në fund i përkasin njëherë e përgjithmonë një të kaluare të dështuar”. /Insajderi.com