Ministri Hoxhaj në Francë për Haradinajn

Ministri Hoxhaj në Francë për Haradinajn

Ambasada franceze në Kosovë, përmes një komunikata ka njoftuar se ministri francez i Punëve të Jashtme Jean-Marc Ayrault takohet me ministrin e Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhajn.

Takimi është paraparë të zhvillohet sot pasdite.

Temë e takimit pritet të jetë ndalimi i Ramush Haradinajt nga autoritete franceze, pasi që ditë më parë në një konferencë për media, Hoxhaj, pati bërë të ditur se ka kërkuar takim urgjent me ministrin e Jashtëm të Francës pas arrestimit të Haradinajt.

Ndalimi i Haradinajt është bërë me fletë arrest të Serbisë të vitit 2004. Gjykata e Apelit në Colmar e ka liruar me kusht Haradinajn deri në arritjen e kërkesës për ekstradim nga Serbia Ramush Haradinaj.