Besim Beqaj nuk është aspak i penduar. Ai thotë se asnjëherë nuk e ka menduar dorëheqjen, dhe ndonëse janë publikuar përgjimet “Pronto” nga Gazeta Insajderi, Beqaj i cili është një nga të akuzuarit e kësaj afere, thotë se nuk ka asgjë për të thënë rreth akuzave.
Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, ka folur në Televizionin 7 pas shumë kohe të heshtjes së tij rreth aktakuzës “Pronto”. Beqaj thotë se nuk ka bërë asnjë veprim të kundërligjshëm.
“Asnjë veprim ligjor e as po9litiik nuk e kam në kundërshtim me ligjin. Të tjerat le t’i vërtetojë gjykata”, ka thënë Beqaj.
Ndërsa, ai ka refuzuar të komentojë nëse ka provuar ta shtyjë kryeprokurorin e shtetit, Aleksander Lumezin, që të mos lejojë ngritjen e aktakuzës për aferën Pronto.
“Për të gjitha këto do të flas aty ku duhet të flas…në gjykatë”, ka thënë ministri, të cilit i është përmendur emri në një letër të shkruar nga ish-prokurori special, Elez Blakaj,
Beqaj është shprehur ka thënë se të gjitha rastet që janë në proces, sipas tij, do të përfundojnë sikurse rasti i AXOS, ku Telekomi doli fitues në Gjykatën e Arbitrazhit.
“Absolutisht jo”, ka thënë Beqaj, kur është pyetur nëse ndonjëherë e ka menduar dorëheqjen pasi ndaj tij është ngritur aktakuzën për aferën “Pronto”.
Gazeta Insajderi kohë më parë kishte publikuar përgjimet të njohura si “Dosja e shefave”.
Përgjimet tregonin për nepotizimin dhe punësimet politike në disa prej institucioneve shtetërore.