Ministri i Arsimit: Kosova po bëhet pjesë e politikave globale

Ministri i Arsimit: Kosova po bëhet pjesë e politikave globale

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyçi, ka deklaruar se Kosova po bëhet pjesë e politikave globale të cilat po hapin përspektivën e integrimeve në politikat globale, ekonomike e tregtare.

Këto deklarata ai i bëri në samitin vjetor të “Horasis Global Meeting” që po mbahet në Cascias të Portugalisë, ku po diskutohet çështja e politikave globale  me temën “Përfitimet e katalizimit të globalizmit” ndërsa pjesëmarrës janë përfaqësues të qeverive dhe bizneseve ndërkombëtare.

Ky takim cilësohet të jetë një nga tubimet më të mëdha të biznesit dhe segmenteve të qeverive, të cilët punojnë për të ofruar platformë ideale për të eksploruar dhe nxitur bashkëpunimin, ndikimin e investimeve dhe rritjen e qëndrueshme.

Gjatë Samitit, ministri Bytyqi ka takuar ministrin e Shkencës, Teknologjisë dhe Arsimit të Lartë të Portugalisë, Manuel Heitor, me të cilin ka biseduar për mundësitë e fillimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e arsimit dhe shkencës.