
Ministri i arsimit në detyrë, Shyqyri Bytyçi, ka thënë se Kosova ka shënuar rritje në testin PISA 2018, shkruan Insajderi.
Ai në një konferencë për medie ka thënë duhet kohë për t’i analizuar raportet e secilës shkollë dhe nxënës që kanë qenë pjesë e testit.
Ministri Bytyçi ka deklaruar se pjesëmarrja në test në mënyrë digjitale është diçka e re për Kosovën dhe kjo ka ndikuar në rezultat.
“Ajo çka dua të them ndoshta në rezultatin e shkencës, shikimi gjeneral, ka ndikuar edhe pjesëmarrja për herë të parë në formë digjitale”, ka thënë Bytyçi.
Sipas tij, viteve të ardhshme, nxënësit do ta kenë më të lehtë./Insajderi.com/