Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq, ka deklaruar se ka folur me ministrat e Mbrojtjes dhe të Brendshëm të Kosovës, Armend Mehajn dhe Xhelal Sveçlën teksa ka shkëmbyer informacione dhe u ka shprehur ngushëllimet familjeve që kanë humbur më të dashurit.
Ai ka thënë së në vazhdimësi do të shkëmbejnë informacionet që do t’i kenë në dispozicion.
“Unë fola me Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj dhe Ministrin e Brendshëm, Xhelal Svecla, me të cilët vazhdimisht do të shkëmbejmë informacionet që kemi në dispozicion. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjet e të vdekurve në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi këtë mëngjes pranë Slavonski Brod dhe shërim të shpejtë të lënduarve”.
Ministri kroat i Mbrojtjes Civile, Damir Trut ka thënë së në autobusin më udhëtarë nga Kosova kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë autobusi.
Ai u drejtua gazetarëve dukë e konfirmuar se 10 persona kanë vdekur nga aksidenti.
“Kishte 67 pasagjerë dhe 2 shoferë në autobus. Për fat të keq, 9 pasagjerë dhe një shofer vdiqën”, tha Trut.
Ai theksoi se 44 persona që ishin brenda autobusit janë pranuar në spitalin rajonal, tetë prej të cilëve të lënduar rëndë.
Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros ka thënë se 15 persona u plagosën rëndë.
“Kishte edhe të mitur në aksident, një vajzë u plagos rëndë,” tha Beroš./Insajderi.com