Targat e vetme ligjore do të jenë “RKS”, nga 15 shtatori s’ka qarkullim të asnjë veture me targa “KS”.
Kështu deklaroi mëngjesin e së hënës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Deklarata e tij vjen pasi Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në njërën nga pikat kufitare Kosovë – Serbi.
“Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar”, vazhdon njoftimi.
Ministri tregoi se gjendja aktualisht është e qetë. /Insajderi.com